Thirret në SPAK ish-gruaja e Arben Ahmetajt

21 Mars 2024, 16:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thirret në SPAK ish-gruaja e Arben Ahmetajt

Ish-gruaja e Arben Ahmetajt është thirrur në SPAK, por se nuk i është komunikuar ndonjë akuzë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në vend të Mançkës, në SPAK u paraqit avokati i saj, Ermir Beta. Oficeri i BKH e informoi avokatin, që të njihet me aktet e dosjes.

Pak më parë SPAK ka përfunduan hetimet dhe u komunikoi akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Sipas SPAK, ish zv.kryeministri në arrati ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri te paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Vendimi për Ahmetajn dhe të tjerët u shty.

 

Po ndodh...