Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

25 Korrik 2025, 18:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një grup kriminal të strukturuar, të përbërë nga 6 persona, të akuzuar për trafikim armësh dhe municioni me destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas hetimeve, tre prej të pandehurve vepronin në Shqipëri, ndërsa tre të tjerët në Britaninë e Madhe, duke krijuar një rrjet kriminal të koordinuar që kishte si qëllim trafikun e armëve të zjarrit dhe municionit drejt ishullit britanik.

Grupi përdorte metoda të sofistikuara për të fshehur armët, duke i vendosur në brendësi të tavolinave prej druri, që transportoheshin me mjetet e kompanive të transportit. Përveç kësaj, përdornin të dhëna false për dorëzuesit dhe marrësit e “porosive”, si dhe mjetet e komunikimit për të mbuluar gjurmët.

1. Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin, 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

iii. “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha, të parashikuar nga neni 278/7 në lidhje me paragrafin 4 të kësaj dispozite të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024

iv. “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024.

2. Almir Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

3. Admir Tutaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. Alban Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. Rifat Avdiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

6. Bojken Turtulli, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

 

Po ndodh...