Trafikim droge/ Dënohen me burgim të përjetshëm 5 shqiptarët

Gjykata e Apelit e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm 5 shqiptarë, katër me lidhje familjare me njëri-tjetrin.
Gjykata dënoi kreun e grupit Arjan Xhafaj, nga Cakrani i Fierit, bashkëshorten e tij Lutmira Xhafaj 43-vjeçe, pronare e një bar-kafe në Cakran, edhe dy nipërit e 52-vjeçarit, Avelino Feimi dhe Klevis Muskaj, si edhe një 36-vjeçari Ilirian Baraj, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.
Ata u arrestuan shtatorin e vitit të kaluar pasi u kapën me një sasi prej 585 kg kokainë në Selanik.
Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur nga në qytet dhe një nga më të mëdhatë në territorin grek.
Droga me origjinë nga Amerika Latine do të sillte fitime 11 deri 33 milionë nëse do të përfundonte në tregun me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë fitimi mund të arrinte edhe në 175 milionë euro.
Me përjashtim të 43-vjeçares, i cila mohoi akuzat, shqiptarët e tjerë rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pakot kishte hashash.
Gjithashtu deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


