Trafikonin kokainë dhe heroinë, kapen dy pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali

5 Janar 2024, 13:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafikonin kokainë dhe heroinë, kapen dy pjesëtarë të

Dy pjesëtarëve të një grupi kriminal në Itali janë arrestuar nga Policia e Shtetit në 24 orët e fundit, pasi akuzohen si të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdhaja të heroinës dhe kokainës.

Më konkretisht është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias” shtetasi Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu, 37 vjeç.

Raportohet se Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia;

Gjithashtu në Përmet në kuadër të operacionit policor të koduar “The zone” është arrestuar shtetasi Elion Bejo, 40 vjeç.

Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.

Policia bën me dije se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të ekstraduar  dy shtetasit e mësipërm drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide