Tragjedia në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit

Një ditë pas tragjedisë në fshatin Katjel të Prrenjasit ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë, autoritetet kanë nisur hetimet për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit.
Policia e Librazhdit bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin Gëzim Balla, 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin Hysni Kllogjri, 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin Gëzim Kllogjri, 62 vjeç.”
“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





