Trump uron festën e Pavarësisë, Begaj: Shqipëria, e përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor 2025, 15:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trump uron festën e Pavarësisë, Begaj: Shqipëria, e

Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar festën e 28 nëntorit, atë të Pavarësisë, në një mesazh dërguar presidentit Bajram Begaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj, i cili në një postim në rrjetin social “X” shkruan se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara.

Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova