“Luajnë me nervat tona!”/ Bizneset protestë para Bashkisë Vlorë, kërkojnë takim me kryetaren: Të shtyhen pas sezonit turistik

6 Maj 2026, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Luajnë me nervat tona!”/ Bizneset protestë para

Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, ku kërkojnë një takim me kryetaren lidhur me aksionet e prishjeve në prag të sezonit veror.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë, Shoqata Turistike Rajonale Aulona (ARTA) kërkon shtyrjen e afatit të prishjeve deri në fund të muajit shtator.

Sipas bizneseve, ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë aktivitetin ekonomik, pasi shumë struktura si pergola, tenda dielli dhe ambiente shtesë janë pjesë e investimeve të tyre.

Ata theksojnë se Vlora mbështetet te sezoni turistik dhe kërkojnë dialog me institucionet për të gjetur një zgjidhje që të mos dëmtojë biznesin lokal.

“Kemi ardhur të protestojmë që të mos na prishet biznesi këtë sezon turistik. Sezoni hapet për 2-3 ditë, IKMT thotë do prishet biznesi. Duam një zgjidhje nga Rama ose kryetarja, të paktën nëse ka dalë një projekt, të vihemi në dijeni. Kemi ardhur të mësojmë si duhet të veprojmë. Kemi shumë njerëz që punojnë për ne. Sot kemi ardhur si biznes, nesër do të jemi më shumë”, tha një prej tyre.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova