U filmua duke dhunuar qenin, rrëfehet i riu: E bëra për TikTok

Emisioni “Piranjat” publikoi një javë më parë një video ku një i ri shihej. Personi në fjalë u ndalua nga policia. Por mbrëmjen e së martës, u transmetua dhe një intervistë me 19-vjeçarin të quajtur Mustafa, i cili tregoi dhe arsyet e veprimit të tij ndaj dhunës mbi qenin.
Gazetarja e “Piranjave” në ABC News e ka pyetur Mustafain për arsyet që e shtynë të dhunonte qenin dhe ai ëhstë përgjigjur se e kishte bërë për TikTok, ndërsa në fund u shpreh i penduar dhe premtoi që nuk do e përsërisë më një gjë të tillë.
Pjesë nga intervista:
Aida: Ne Mustafa pamë një video ku shihej se si po keqtrajtoje një qen, a mund të na thuash pse e bëre atë gjë?
Mustafai: E bëra prej Tik-tokut.
Aida: Po për atë kafshën a nuk të erdhi keq?
Mustafai: Keq më erdhi, po çfarë me i bë.
Aida: Si të lindi kjo ide?
Mustafai: Po ishte atë ditë dhe unë e gjeta qenin dhe e bëra atë gjë, bile ai ishte qen rruge, ishte i lidhur me litar dhe unë e mora dhe e rretullova, qeni as nuk u dëmtua, as nuk e gjeti asnjë gjë.
Aida: Qeni ëhstë mirë ëëë?
Mustafai: Po qeni është mirë?
Aida: Po pastaj i pe komentet tek instagrami?
Mustafai: Jo nuk kam parë fare me thënë të drejtën, as në telefon nuk kam hyrë.
Aida: Po pastaj u pendove?
Mustafai: Po pastaj u pendova?
Aida: Sa vjeç je ti Mustafa?
Mustafai: Unë jam 19
Aida: Njerëzit të kanë komentuar shumë negativisht për atë që ti ke bërë. A do kërkoje një falje publike për këtë gjë, dhe a do premtosh që nuk do e bësh më?
Mustafai: Kërkoj ndjesë nuk e bëj më, kërkoj falje. E bëra një gabim por nuk e përsëris më. Sa e kam hedh, e kam fshirë direkt, se di sa e kam mbajt. Më mbrapa më është bllokuar tik-toku fare.
Aida: Ti e bëre që të merrje shumë vieës?
Mustafai: Edhe për atë e bëra.
Aida: Ndërkohë ti e kuptove që disa gjëra nuk bëhen as për tik-tok as për asgjë?
Mustafai: Normal ajo dihet, nuk e përsëris.
-
Çmimet e naftës rekord maksimal, Bordi vendos rritjen me 11 lekë
8 Qershor, 11:40 -
-
Samiti, Abazoviç nga Ohri: Pres që Kurti të bashkohet në tryezë
8 Qershor, 11:20
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


