
U kap duke punuar në fermë kanabisi, dënohet me burg shqiptari në Angli

Një 23-vjeçar është dënuar me burg nga autoritetet në Angli pasi është kapur duke punuar në një shtëpi bari.
Bëhet fjalë për shtetasi, Ylli Cala, i cili ka deklaruar para hetuesve se atij iu dhanë 500 £ për të rritur kanabisin brenda një shtëpie në Stone Cross Drive në Sprotborough.
Sipas mediave vednase, Cala ka deklaruar se ishte vendimi i tij për të ndihmuar në rritjen e kanabisit, ndërsa ka pranuar të mbante një fitim 15 për qind nga shitja e drogës.
Ferma me drogë është zbuluar mëngjesin e 24 janarit. Pas mbledhjes së informacionit mbi aktivitetet në pronë, oficerët siguruan një urdhër për të kontrolluar adresën. Brenda shtëpisë kishte rreth 90 bimë kanabis me vlerë rreth 90,000 £, ndërsa Cala u arrestua në vendngjarje dhe droga u sekuestrua.
Cala, pa vendbanim të caktuar, u burgos për dy vjet në Gjykatën e Kurorës së Sheffield./Doncasterfreepress

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128