U kap me drogë dhe mijëra euro në Angli, dënohet me burg i riu shqiptar (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me lëndë narkotike të fshehura në një ndarje sekrete poshtë sediljes së makinës së tij.
Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për shtetasin, Kelmend Tershalla, i cili u arrestua më 25 tetor të vitit të kaluar në High Wycombe, Buckinghamshire, pasi u ndalua nga policia për kontroll droge.
Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan një hapësirë të fshehur nën sediljen e përparme të pasagjerit, ku u gjetën sasi kokaine dhe kanabisi.
Sipas asaj që u paraqit në Gjykatë, policia sekuestroi kokainë të ndarë në gjashtë shishe individuale, 31 enë me ngjyra që përmbanin kanabis të paketuar sipas llojit, si dhe pesë pako me cigare elektronike me përmbajtje kanabisi. Atij iu gjetën gjithashtu 319.47 paund para në dorë dhe një telefon celular, i cili u sekuestrua për ekzaminim.
Prokuroria bëri me dije se shumica e mesazheve në telefon ishin në gjuhën shqipe, ndërsa nga komunikimet në anglisht rezultonte se i pandehuri merrte udhëzime për të furnizuar përdorues me kokainë dhe kanabis, duke organizuar shpërndarjen e drogës.
Fillimisht, Tershalla nuk dha deklaratë para policisë, ndërsa më vonë pranoi fajësinë për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimi, posedim të drogës së klasit B me qëllim furnizimi dhe posedim të pasurisë kriminale.
Avokati mbrojtës deklaroi se i riu ishte i penduar dhe kishte pranuar fajësinë në një fazë të hershme, duke theksuar se shuma e parave të gjetura nuk tregonte përfitime të konsiderueshme financiare dhe se ai kishte një rol më të ulët në zinxhirin e furnizimit.
Megjithatë, gjyqtari Simon Dyer KC kritikoi ashpër të pandehurin për fotografitë e gjetura në telefon, ku ai shfaqej duke pozuar me para, drogë dhe armë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për t’u “mburrur”. Gjykata theksoi se, ndonëse ky ishte dënimi i tij i parë në Britani, çdo shkelje e përsëritur do të sillte pasoja edhe më të rënda.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128