U kap me kanabis në banesë, pranga të riut në Dibër, e pësojnë 3 shokët e tij

Një i ri u arrestua në Dibër, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, në automjetin që drejtonte.
Pas hekurave ka rënë 23-vjeçari Franko Bici nga Tirana. Procedohen penalisht 3 pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Endi Llupa; Vilson Mehmeti dhe Parid Kullaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen dozat e kanabisit, një shumë parash dhe 5 aparate celular. Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa shtetas që udhëtonin nga Tirana drejt Peshkopisë, për të cilët dyshohej se posedonin dhe do të shisnin doza me lëndë narkotike kanabis në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.
Në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, konkretisht shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
-
Arrestohet shtetasi rumun në Shkodër, shiste drogë në lagje të ndryshme
13 Dhjetor, 08:53
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

