Ushtrim ndikimi me 5 mijë € tek gjyqtari në Korçë, SPAK kërkon 3 vite burg për Arben Lenën nga 1 vit për të pandehurit e tjerë

9 Qershor 2024, 09:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ushtrim ndikimi me 5 mijë € tek gjyqtari në Korçë,

Nga hetimet nga rezultuar se shtetasit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë shumën prej 5000 Euro Arben Lenës dhe Dajana Kodrës (Ninga), avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë.

Ndërsa këta të fundit i kanë premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të burgosurit.

Blerand Koziç po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Pogradecit për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Çështja në fjalë ka nisur nga prokuroria e Pogradecit por më pas kjo e fundit ka shpallur moskopetëncën duke ja kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK.

Për këtë çështje pak ditë më parë prokurori Elvin Gokaj, paraqiti konkluzjonet përfundimtare duke i kërkuar gjykatës së Posaçme, dënimin me 3 vite burgim të Arben Lenës, avokat dhe Kryetar i Dhomës së Avokatëve në Korçë.

Deklarimin fajtor dhe dënimin me 1 vit burgim është kërkuar për Nikolla Hafësllarin, Dajana Kodrën alias Ninga dhe Nikolla Jeskun.

Tetë muaj burgim është kërkuar për Artiana Koziçin, por ndaj kësaj të pandehur prokuroria ndryshoi qëndrim duke kërkuar pezullimin e vuajtjes së dënimit të dënimit me burg në vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 16 mujore.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 milion lekë të vjetra për Dritan Tabakun për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Pas dhënies së konkluzjoneve nga avokatët mbrojtës pritet që Gjykata e Posaçme të dalë me një vendim përfundimtar rreth kësaj dosje të nisur vite më parë në prokurorinë e Pogradecit, ku do shpallë fajtor ose jo këta të panehur.

 

 

Po ndodh...

ide