Vdes 17 vjeçari që u përplas me makinë nga ish kryebashkiaku Vasil Bollano

22 Dhjetor 2022, 08:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

=Vdes 17 vjeçari  që u përplas me makinë nga ish

Nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra, ndërron jetë në spitalin e Traumës 17 vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Fatkeqësisht ai mori plagë të rënda nga përplasja, duke përfunduar në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës.

Mbrëmjen e djeshme u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku edhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje të miturin. Për pasojë menjëherë pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.

 

Po ndodh...

ide