VIDEO/ Pamjet e kamionëve që u tentuan të kalonin pa kontroll në Kakavijë!

2 doganierë në Doganën e Kakavijës janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur ne kërkim pasi akuzohen se në këmbim të ryshfetit kanë lënë kalimin e 4 kamionëve, 1 trajleri dhe një furgoni pa u kontrolluar. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 6 shoferët që në kamionët e tyre kishin mallrat të kontrabanduara.
Më poshtë keni pamjet e trajlerit, të kamionëve të tonazhit të rëndë si dhe mjeteve të tjera të mbushura me mallra kontrabandë që u tentua të kalohen në pikën kufitare Kakavijë pa kryer kontrolle si dhe duke shmangur pagesat e zhdoganimit.
Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës Ardit Abrija vëllai i drejtorit të Burgjeve të Shqipërisë, Admir Abrija, doganieri i kontrollit fizik, Eliod Shurdhaj dhe u shpallën në kërkim Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës (Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani).
Mësohet se AMP kishte marrë informacione dhe denoncime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetëra tonë mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.
VIDEO
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

