Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Autorët u arratisën me fuoristradë, viktima la dy fëmijë jetimë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimi e Paulin Harushës në Kanada.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 13 shtatorit dhe në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, e kanë gjetur 43-vjeçarin me plagë të rënda me armë zjarri brenda makinës së tij.
Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur. Gjithashtu autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut.
Sipas mediave të huaja banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre dhe nëse e kanë parë mjetin ose të dyshuarit. Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën dhe çifti ka lënë pas dy fëmijë.
Po ashtu në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




