Video/ Xhama të bërë “shoshë” nga plumbat/ Çfarë ka mbetur një ditë pas atentatit me një të vrarë dhe 5 të plagosur. Dyshimet...

13 Mars 2023, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Xhama të bërë “shoshë” nga plumbat/

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Don Boskos, ku një grua mbeti e vrarë dhe 5 persona të tjerë u plagosën, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm xhama të thyer të lokalit dhe dëme të tjera materiale.

Dyshohet se objektivi i atentatorëve ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, një person me precedent penal.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, që lidhet me Fationin Muratin, i cili ka qenë në arrest shtëpie. Dyshohet se ky person është larguar jashtë shtetit duke  thyer masën e sigurisë.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar në drejtim të paditur.

Pesë personat e plagosur së bashku me vajzën 10 vjecare ndodhen në spitalin e Traumës.

Video e sjellë nga Panorama.al:

Po ndodh...

ide