''Mediu është njëshi”/ Zbardhet debati në seancën gjyqësore pa kamera për Gërdecin, Zamira Durda: Njësh se ka vrarë njerëz

Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shty.
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se në seancën e sotme, foli vetëm ish-drejtori Juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana.
Ai shpjegoi se përse nuk u caktua një çmim për demontimin.
“Ne nuk caktuam çmim për demontimin, sepse nuk e dinim ku do bëhej demontimi. Komisioni i çmimeve nuk e dinte këtë gjë, kjo gjë nuk u diskutua, për sa kohë nuk e dinim ku do transportoheshin nuk vendosnim dot çmim. Me aq sa mbaj mend unë, 30 deri në 35 milionë euro harxhoheshin nga buxheti i shtetit për demontimin”, tha Tërshana.
Në seancë, u paraqiten Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli, por nuk folën. Ndërsa Mihal Delijorgji dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën , pasi nuk u gjetën në adresën e policisë. Njoftimi për ta do të ripërsëritet.
Dialogu mes Mediut dhe Tërshanës në seancë, ku nuk mungoi as ndërhyrja e Zamira Durdës, që humbi djalin në tragjedinë e 15 marsit 2008.
Mediu: Çfarë raportesh ke patur me mua?
Tershana: Marrëdhënie pune, asgjë tjetër
Mediu: Çështje fitimi ka qenë demontimi?
Tërshana: Jo, ka qenë çështje sigurie
Mediu: E mbani mend urdhërin 2044?
Tërshana: Jo
Durda: Lërini urdhërat 2044, po flisni për pasojat e Gërdecit (me tone të larta)
Avokati Visha pyet Tërshanën: Cili nga ministrat ka qenë më korrekti sipas jush?
Tërshana: Mediu është njëshi
Durda: Njëshi është se ka vrarë njerëz
Gjyqtarja Irena Gjoka : Mbani qetësi
Seanca e radhës u caktua në 13 mars.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.\ TCH
-
-
Gjykata e Posaçme shtyn seancën për “Gërdecin”
6 Mars, 11:17 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



