Zbulohet identiteti i të plagosurit te Komuna e Parisit, autori një efektiv policie

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në kompleksin Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
I plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Loren Kosta, 45 vjeç. Dyshohet se autori i ngjarjes është një efektiv policie i identifikuar si Erjon Goxhara.
Sakaq Kosta mësohet se është dërguar në spital për kurim.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

