Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të! Çfarë deklaruan në polici
6 Qershor 2026, 14:45 / AKTUALITET

Një 35-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në Tiranë. Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i datëlindjes, 17 shtator 1991, i cili nuk ka kontaktuar me familjarët.
Për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me një automjet me targa “CT969”.
Një ditë më parë në Komisariatin nr. 2 është bërë denoncim nga familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se familjarët janë shprehur se nuk ka konflikte me njeri. Policia ka nisur gjurmimin për të riun, ndërsa po kontrollohen kamerat e sigurisë për të parë drejtimin e lëvizjes.
Paraprakisht, nga pamjet e administruara prej bluve, lëvizjet me makinë janë normale, ndërkohë që kërkimet vijojnë.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128