Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit/ S’ka vatra të reja, por është zgjeruar sipërfaqja e djegur

17 Gusht 2025, 11:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit/ S’ka vatra të

Sipas informacionit më të përditësuar, situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet sot më e qetë, pa vatra të reja, megjithëse sipërfaqja e prekur është zgjeruar.

Në terren janë angazhuar rreth 65 forca te zjarrfikëses se Kolonjës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, të mbështetur nga forcat e ushtrisë nga reparti i Drenovës.

Kjo ndërhyrje është e domosdoshme pasi përhapja e zjarrit dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe rreziku mbetet i lartë.

Sipas parashikimeve, përpjekjet e forcave në terren pritet të stabilizojnë situatën gjatë ditës, ndërsa reshjet e mundshme të shiut, që parashikohen për sot ose nesër, mund të ndihmojnë në kontrollin e zjarrit.

Po ndodh...

ide