Zvicër, shqiptari kapet në stacionin e trenit me 10 kg drogë
7 Qershor 2024, 16:47 / AKTUALITET

Në Grenchen të Zvicrës, policia kantonale e Solothurnit sekuestroi mbi 10 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike dhe ‘para cash’ pas një kontrolli personal.
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar.
Në mbrëmjen e 5 qershorit, Policia Kantonale e Solothurnit kreu një kontroll në stacionin e trenit Jugor.
Një 23-vjeçar u kontrollua dhe në çantën e shpinës iu gjet lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë një kontrolli të mëtejshëm në vendndodhjen e tij në Grenchen, policia ka mundur të konfiskojë gjithsej mbi 10 kilogramë amfetaminë, heroinë dhe kokainë, si dhe para cash me vlerë disa mijëra franga.
I akuzuari është me kombësi shqiptare dhe është arrestuar përkohësisht. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.
-
11 tonë mbeturina, 4 trupa dhe një skelet hiqen nga mali Everest
7 Qershor, 16:40 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


