Sulm me thikë në tren në Britani, disa të plagosur, dy të arrestuar

1 Nëntor 2025, 23:51 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me thikë në tren në Britani, disa të plagosur, dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Britani, ku disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren pranë qytetit Peterborough.

Sipas “Sky News”, autori filloi sulmin në një tren që udhëtonte drejt Huntingdon, duke plagosur disa pasagjerë. Policia e Transportit Britanik njoftoi se është njoftuar menjëherë dhe se ngjarja është ende në zhvillim.

Forcat e armatosura të policisë mbërritën në vendngjarje rreth orës 19:30, pas raportimeve për therje në bord. Treni u ndal në stacionin e Huntingdon, ku dy persona u arrestuan, ndërsa disa të plagosur u transportuan me urgjencë në spital.

Stacioni i Huntingdon është mbyllur dhe linjat hekurudhore përreth zonës janë bllokuar. Kompania “London North Eastern Railway” paralajmëroi për vonesa dhe ndërprerje të shumta në udhëtime gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa “Thameslink” njoftoi se nuk do të ketë trena nga apo drejt Huntingdonit deri në një njoftim të dytë.

Policia ka mbyllur rrugën A1307 pranë qendrës së qytetit dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide