66 miliardë euro investime në Europë, IA dhe mbrojtja marrin pjesën më të madhe

Investitorët po drejtojnë miliarda euro drejt startup-eve europiane të Inteligjencës Artificiale (IA) dhe teknologjisë së mbrojtjes, sektorë që konsiderohen thelbësorë për konkurrueshmërinë ekonomike dhe sigurinë strategjike të kontinentit.
Sipas të dhënave të PitchBook, investimi total i kapitalit sipërmarrës në Europë u rrit me 5% në vitin 2025, duke arritur në 66 miliardë euro – niveli më i lartë që nga periudha pas pandemisë. Rritja është nxitur kryesisht nga marrëveshje të mëdha në fushën e IA dhe mbrojtjes.
Në sektorin e Inteligjencës Artificiale, disa kompani kanë arritur vlerësime të larta pas raundeve të fundit të financimit. Startup-i suedez i IA ligjore Legora është në negociata për financim me një vlerësim rreth 4 miliardë dollarë. Kompania londineze Synthesia ka siguruar 200 milionë dollarë me vlerësim 4 miliardë dollarë, ndërsa ElevenLabs arriti vlerësim 11 miliardë dollarë pas një raundi prej 500 milionë dollarësh.
Ndërkohë, në fushën e mbrojtjes, investimet janë rritur ndjeshëm. Kompania gjermane Isar Aerospace, e specializuar në zhvillimin e raketave orbitale, po diskuton ngritjen e fondeve të reja, ndërsa prodhuesit e dronëve Helsing dhe Quantum-Systems siguruan afro 1 miliard euro financime vitin e kaluar.
Sipas Fondit të Inovacionit të NATO-s dhe grupit kërkimor Dealroom, investimet në startup-et europiane të mbrojtjes dhe teknologjisë u rritën me 55% në vitin 2025, duke arritur një rekord prej 8.7 miliardë dollarësh. Fushat kryesore përfshijnë informatiken kuantike, hapësirën dhe teknologjitë “deep tech”.
Megjithatë, rritja e shpejtë e vlerësimeve ka ngritur edhe shqetësime për një mbivlerësim të mundshëm në treg. Drejtuesi i Google DeepMind, Demis Hassabis, ka paralajmëruar se entuziazmi në disa pjesë të industrisë së IA mund të ngjasojë me një “flluskë”.
Analistët theksojnë se rritja e investimeve është e lidhur edhe me zhvillimet gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë dhe shtysën e qeverive europiane për të forcuar pavarësinë teknologjike dhe të sigurisë. Çështja e riarmatosjes europiane pritet të jetë në qendër të diskutimeve edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128