AfD e dyta pas zgjedhjeve në Gjermani, Gjipali: Ja pse u rrit ndjeshëm partia e ekstremit të djathtë

Eksperti i çështjeve të integrimit, Gledis Gjipali, ka analizuar rritjen e partive ekstreme të djathta në Evropë, duke e lidhur këtë fenomen me krizat e viteve të fundit.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, ku partia AfD, e këtij ekstremi, doli e dyta.
“Rritja e ekstremeve të djathta është një reflektim i krizave. Jo vetëm lufta në Ukrainë, e cila solli në vëmendje çështjen e sigurisë në Evropë, por edhe kriza të tjera si pandemia e Covid-it dhe krizat financiare kanë treguar dobësitë e qeverisjeve,” tha Gjipali.
Sipas tij, këto zhvillime janë ciklike në Evropë dhe prirjet liberale janë vënë në qendër të kritikave vitet e fundit. “Nuk mendoj se duhet demonizuar e djathta, pavarësisht ndjeshmërisë së veçantë që ekziston në Gjermani,” përfundoi ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


