Kokainë dhe tendera! SPAK goditi grupin kriminal, Klodiana Lala bën profilin e "bosit" Jetmir Pepa

16 Prill 2026, 21:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kokainë dhe tendera! SPAK goditi grupin kriminal, Klodiana Lala bën

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur pë aksionin e SPAK ndaj grupit të Jetmir Pepës, grup që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndës narkotike kokainë, nga Amerika Latine drejt Evropës. 

Lala tha se grupi u zbulua nga të dhënat e SKY ECC, ndërkohë që bëri profilin e Pepës, një personazh i përmendur më parë për shkak të vajzave të show bizz. 

"SPAK ka firmosur 11 urdhër arreste, më kryesori Jetmir Pepa. Konsideohet kreu i grupit, i lidhur me kopani PEpa Group, aktualisht nën sekuestro. Janë skusetruar 12 mln euro. Nga 11 persona vetëm 3 janë arrestuar, njëri prej të cilëve vëllai i Jetmir Pepa.

Pepa rezultan jashtë vendit.

Pas zbërthimit të SKY ECC, janë evidentuar të pajtën 8 episode të trafik kokainë. Janë 7.5 ton kokainë, të transportuara nga Ekuadori në Hollandë ose Belgjikë. Kishte në drejtim të Suedisë, Hungarisë e me rradhë. Kishte forma të ndryshe si transportohej, futej në rrush të thatë, konserva peshku, e me rradhë. Rrushin e thatë e hasja për herë të parë.

Jetmir Pepa ishte thuajse i panjohur. Jetonte mes Shqipërisë dhe vendeve ttë BE, herë pas herë në Dubai.

Kishte bërë sherr në jug të vendit. Momenti i dytë pas përplasjes së dy vajzave të shoë bizz. Janë momentet që është përfolur në media. Për trafikun e kokainës nuk ka patur akuzë tejtër.

Ka mbajtur profil të ulët. Sasitë që dyshihet se janë trfikuar fund 2019- fillim 2021, janë 7.5 ton të kapura kokainë. Llogarite sa mund të mos jenë janë kapur. 7.5 ton janë të bllokuara nga belgët dhe hollandezët.

Hetuesit pretendojnë se ka sasi disa herë më të madhe,.

Këta që dyshohet kanë kompani dhe kompania e lidhur me të, kishte fituar 12 tenderë.

Në Bashkinë e Tiranës, e vetme ka fituar 12 tendera. Ndërkohë si bashkim operatorësh ekonomik, bëhej fjalë për projekte të rëndësishme të rindërtimit, kishte fituar 6 procedura miliona euro. Lligaritej 70 mln euro tendera dhe punë publike. Por e vetme ka 12", deklaroi Lala. 

Po ndodh...