Aktorja e famshme iraniane u bë shkak i shuplakës së Brigitte ndaj Macron? Reagon Zonja e parë franceze: S’e shikoj kurrë telefonin e tij

Zonja e parë franceze, Brigitte Macron ka mohuar akuzat rreth incidentit të raportuar gjatë një udhëtimi presidencial vitin e kaluar, se shkak i shuplakës së ‘famshme’ ndaj presidentit Emmanuel Macron ishte bërë disa mesazhe drejtuar aktores së njohur iraniano-franceze Golshifteh Farahani.
Një person i afërt me Brigitte Macron tha se ajo “mohoi kategorikisht” pretendimet se grindja gjatë fluturimit për në Vietnam vitin e kaluar lidhej me zbulimet rreth mesazheve të dyshuara midis Macron dhe aktores.
“Brigitte Macron ia mohoi kategorikisht këtë rrëfim drejtpërdrejt autorit më 5 mars. Duke specifikuar se ajo nuk e shikon kurrë celularin e burrit të saj.”
Komentet pasuan publikimin e një libri të ri nga gazetari Florian Tardif me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”. Në libër pretendohet se Brigitte Macron “e humbi durimin” pasi dyshohet se zbuloi një mesazh në telefonin e burrit të saj.”
“Më dukesh shumë e bukur”, supozohet t’i ketë thënë Macron në një nga mesazhet. Tardif gjithashtu e përshkroi raportin me aktoren si një “marrëdhënie platonike”, ndërsa disa mesazhe “shkuan mjaft larg”, bazuar në materialin që ai tha se ishte siguruar nga njerëz të afërt me presidentin.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
