Spiropali i kundërpërgjigjet Berishës: Sali, ti je garantuesi më i madh i këtij sistemi, çliro opozitën!

14 Maj 2026, 10:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Spiropali i kundërpërgjigjet Berishës: Sali, ti je garantuesi

Ish- ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD Sali Berisha, i cili u shpreh se kryeministri Rama e “flaku” edhe pse dikur ajo e ka cilësuar kreune qeverisë si “Skënderbe”.

Spiropali u shpreh në fjalën e saj në Kuvend se për sa kohë që sipas saj kryedemokrati është denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemit, nuk është i besueshëm për qytetarët. Ajo shtoi se Berisha duet të largohet në mënyrë që të çlirohet opozita dhe PD-ja.

Ti, Sali, je denoncues, por gjithashtu edhe garantuesi më i madh i sistemit. Ndaj nuk ke të drejtë të flasësh, Sali, sepse je i pabesueshëm për qytetarët dhe i pavotuar prej tyre. Je në kontradiktë: njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit”, iu përgjigj kështu Elisa Spiropali kreut të PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit i kujtoi ish-ministres së Jashtme se ajo e quante kryeministrin “Skënderbe” dhe e përjashtoi, ndërsa tjetrën, që e thërret “Pallosh”, e mbron edhe pse akuzohet nga drejtësia.

facebook.com/reel/1469105458326905/?fs=e&mibextid=wwXIfr&rdid=wv4a5GYyId04uw8S&share_url=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshare%2Fr%2F18jo1ui19d%2F%3Fmibextid%3DwwXIfr#

 

Po ndodh...

ide