
Blue Origin/ Gjithçka që dimë për fluturimin në hapësirë që do realizohet sot

Sot, në orën 9:30 të mëngjesit në Texas (15:30 me orën shqiptare), nga zemra e shkretëtirës në perëndim të Teksasit, do të ngrihet në ajër një mision që do të hyjë në histori: fluturimi i parë hapësinor ekskluzivisht i grave, nën kujdesin e kompanisë hapësinore Blue Origin të Jeff Bezos.
Ajo që dikur dukej si një skenar fantastiko-shkencor, sot bëhet realitet. Në bordin e raketës New Shepard do të ngjiten gjashtë gra nga fusha të ndryshme – nga muzika e showbiz-i, te shkenca dhe aktivizmi – të bashkuara nga një qëllim i vetëm: të përjetojnë magjinë e kalimit të kufirit të atmosferës tokësore dhe të shikojnë Tokën nga lart.
Kush janë gjashtë gratë që po nisen drejt yjeve?
• Lauren Sánchez – gazetare, pilote helikopterësh, aktiviste dhe partnerja e Jeff Bezos, së shpejti bashkëshortja e tij.
• Katy Perry – një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.
• Aisha Bowe – ish-inxhiniere e NASA-s dhe një figurë frymëzuese në fushën e teknologjisë.
• Kerianne Flynn – producente filmash dhe promotore e fuqizimit të grave në industrinë e filmit.
• Amanda Nguyen – aktiviste për të drejtat civile, e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, e angazhuar edhe në bioastronautikë.
• Gayle King – gazetare dhe moderatore shumë e njohur në SHBA, fytyrë ikonike e programit “CBS Mornings”.
Misioni do të zgjasë vetëm 11 minuta, por do të mjaftojnë për të kaluar vijën e Kármán, e cila ndodhet 100 kilometra mbi nivelin e detit – pika ku fillon simbolikisht hapësira. Tre minuta pas nisjes, kapsula do të ndahet nga raketa dhe do të arrijë shpejtësi tri herë më të madhe se ajo e zërit.
Sot, gjashtë gra po sfidojnë kufijtë e gravitetit dhe të historisë. Dhe ndërsa ne i ndjekim nga toka, ato na kujtojnë se qielli nuk është kufiri – por vetëm një tjetër fillim.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128