Gjendet e vdekur gruaja në Kosovë, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Raskovë të Obilicit, ku një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në rrethana ende të paqarta.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 13:00. Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”, ka deklaruar Ahmeti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim me Prokurorinë. Autoritetet po vazhdojnë punën për të hedhur dritë mbi këtë rast tragjik.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


