Gjermania bllokon dërgimin e 40 aeroplanëve të fuqishëm luftarakë në Turqi

Qeveria e përkohshme gjermane, e udhëhequr nga Socialdemokratët dhe të Gjelbrit, ka bllokuar eksportin e planifikuar të 40 aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon drejt Turqisë, raportoi mediumi gjerman Handelsblatt, duke iu referuar burimeve të njohura me diskutimet e brendshme konfidenciale.
Sipas burimeve nga qeveria gjermane, arsyeja kryesore për ndalimin e lejes së eksportit është arrestimi i politikanit opozitar turk, Ekrem Imamoglu, për akuza për korrupsion – një veprim që zyrtarët në Berlin e kanë përshkruar si “sulm ndaj demokracisë turke”. Opozita në Turqi pohon se akuzat ndaj Imamoglu-t janë të motivuara politikisht.
Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Stambollit u arrestua më 23 mars, për shkak të dyshimeve për veprime korruptive. Akuzat ndaj tij përfshijnë blerjen e dyshimtë të tri vilave në një nga zonat më atraktive të Stambollit, përmes një kompanie ndërtimi që i përket familjes së tij, ku ai zotëron 60 për qind të aksioneve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


