E turpshme në Itali/ Trajneri i futbollit kërcënon gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

Vdekja tragjike e Ilaria Sulës prej ditësh ka tronditur opinionin publik në Itali, me studenten shqiptare që u masakrua nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson.
Por kjo ngjarje ka kaluar dhe më tej, me disa persona që çuditërisht duket se e mbështesin veprimin e 23-vjeçarit me prejardhje Filipinase.
Në një ndeshje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes Sporting Terni dhe Sengemini Sport, ka ndodhur ngjë ngjarje e turpshme.
Gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, trajneri i Sporting Terni hyri në dhomën e zhveshjes dhe dyshohet se filloi të kërcënonte vazhdimisht gjyqtaren e takimit: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël.
Në moment të tilla duhet të nxirret thika”.
Menjëherë pas kësaj, Liga Kombëtare e Amatorëve doli me një deklaratë ku thuhej se trajneri u dënua për tre vite e gjysmë larg fushave të futbollit.
Ilaria Sula u vra nga i dashuri i saj më 26 mars, i cili më pas trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.
Trupi i studentes shqiptare u gjet pas një jave të mbushur me kërkime, me autorin që u arrestua menjëherë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


