Kush e përmedi emrin e "Kiços", vrasësit të dyshuar të Mondi Mëhallës? Çfarë deklaruan "shokët" në Polici

8 Dhjetor 2025, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush e përmedi emrin e "Kiços", vrasësit të

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Oklid El Ouejdi, 35 vjeç, po nga Elbasani, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se emri i tij është përmendur nga Naldi Gjini, i pari i shoqëruar në lidhje me ngjarjen, i cili u ka thënë hetuesve se bashkë Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, kanë qenë pjesë e grupit për marrjen e makinës që u përdor në krim. Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria po heton një konflikt të mundshëm të tij më Mëhallën pak kohë para ngjarjes.

Nga kontrollet që janë kryer deri tani nuk rezulton të jetë brenda vendit, ndërsa mund të jetë larguar jashtë përmes rrugëve ilegale. Policia dhe prokuroria akoma e kanë të paqartë qitësin që vrau Mëhallën, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Nevzat Spahon.

Sipas burimeve, makina e tij tip "BMW" është gjurmuar të ketë lëvizur pranë vendit ku është djegur makina e krimit. Pavarësisht se Spaho nuk pranon të jetë i përfshirë, prova e makinës e implikon në ngjarje, por akoma e paqartë nëse largoi agresorin nga vendi i ngjarjes, apo ka qenë vetë i tillë.

 

Po ndodh...

ide