Ministria e Brendshme shpall zyrtarisht garën për Kryepolicin e Shqipërisë, ja kriteret për pasuesin e Ilir Prodës

Pas shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, Ministria e Brendshme ka hapur zyrtarisht garën për drejtimin e Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, është bërë thirrja për aplikim për këtë post të lartë drejtues në radhët e uniformave blu.
Lëvizja vjen në një moment të ndjeshëm për institucionin e rendit, i cili përballet me sfida të shumta, nga goditja e grupeve kriminale dhe forcimi i rendit publik, deri te menaxhimi i situatave të sigurisë dhe rritja e besimit të qytetarëve. Drejtori i ri i Përgjithshëm do të ketë në dorë jo vetëm drejtimin administrativ të strukturës, por edhe orientimin strategjik të Policisë së Shtetit në vitet në vijim.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet mbi bazën e kritereve ligjore dhe profesionale, ndërsa kandidatët do t’i nënshtrohen një faze vlerësimi që përfshin eksperiencën në strukturat e sigurisë, integritetin dhe aftësitë drejtuese. Në fund të këtij procesi pritet të përzgjidhet emri që do të marrë drejtimin e institucionit në një periudhë që kërkon vendimmarrje të fortë dhe qasje të qartë ndaj prioriteteve të sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Në mbështetje të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Punëve të Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE
Kritere të përgjithshme:
DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT DHE VLERËSIMI
Kërkesë me shkrim e aplikantit, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
ç) dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror, e lëshuar jo më herët se 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;
ë) rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e rendit ose sigurisë;
Kandidatët, brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes për aplikim, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024 (shkarko Udhëzimin)
Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, Ministria e Punëve të Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve.
Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni. Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.
Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.
Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në adresën postare, ose në adresën elektronike.
Adresa postare: Ministria e Punëve të Brendshme, Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nd. 1, Tiranë 1001 Tiranë, Shqipëri
Adresa elektronike: [email protected]
Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri në 11 mars 2026.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128