Shpërthimet e njëpasnjëshme në Riad, largohet në mes të natës avioni privat i Cristiano Ronaldos nga Arabia Saudite

Avioni luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë stërlina (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në mes të natës, ndërkohë që dy shpërthime e goditën ambasadën amerikane në Riad.
Ronaldo, 41 vjeç, jeton në kryeqytetin saudit së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre. Megjithatë, deri tani nuk është e qartë nëse familja ndodhej në bord në momentin e nisjes së avionit. Sipas mediave shtetërore iraniane, gjatë natës dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në vend.
Po ashtu, Irani njoftoi se një ndërtesë stafi në Bahrein ishte shkatërruar. Të dhënat nga sistemet e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se aeroplani i yllit të futbollit, një Bombardier Global Express, e realizoi udhëtimin prej afro shtatë orësh drejt kryeqytetit spanjoll, Madrid.
Avioni luksoz u nis rreth orës 20:00 dhe u ul pak para orës 01:00 pas mesnate. Deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar mbi arsyet e fluturimit apo nëse largimi ka lidhje të drejtpërdrejtë me tensionet e fundit në rajon.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
