Paratë që u shkojnë në llogari partive politike, Celibashi ngre shqetësimin: Kemi dobësi serioze në ligj, duhet ndërhyrje që të ketë transparencë për financat

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka marrë pjesë paraditen e kësaj të marte në tryezën e bisedimit të ngritur në kuadër të punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Në fokus të këtij takimi ka qenë financimi i partive politike. Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ vuri në dukje mangësitë që ligji në Shqipëri ka sa i përket financimit të partive politike.
Problem sipas Celibashit është transparenca dhe fakti që partitë nuk publikojnë në mënyrë proaktive, duke mos mundësuar aksesin e publikut në të dhënat.
“Në praktikë sistemi i financimit përballet me një sërë problemesh që rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor. Në Shqipëri kemi një kuadër ligjor për financimin, analiza e zbatimit tregojnë se ky kuadër ka boshllëqe, paqartësi e dobësi serioze dhe kërkohet ndërhyrje e gjerë. Thelbi qëndron tek llogaridhënia barazia në garë, transparenca dhe besimi i publikut.
Mungesë e publikimit proaktiv të partive, nuk vendosin në dispozicion të dhënat financiare përveçse kur KQZ publikon të dhënat. Kjo do të thotë se transparenca realizohet në mënyrë vetëm pasive dhe qytetarët nuk kanë akses në të dhëna.
Mbi 50 përqind e partive nuk kanë marrë pjesë në proceset e fundit zgjedhore. Kjo tregon se auditimi shpesh bëhet në mënyrë”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
