Merr fund “makthi”, hapet pas 11 ditësh qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, automjetet në “kolonë” për të kaluar

3 Mars 2026, 12:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Merr fund “makthi”, hapet pas 11 ditësh qarkullimi në

Mesditën e kësaj të marte ka marrë fund “makthi” për të gjithë juglindjen. Ashtu sikurse dhe ARRSH njoftoi më herët, ditën e sotme është rihapur zyrtarisht qarkullim i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës.

Segmenti në fjalë, i cili është pjesë e aksit kombëtar Librazhd-Përrenjas, prej 11 ditësh ishte i pakalueshëm, kjo si pasojë e rëshkitjeve masive të dheut të shkaktuara në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Prej asaj dite, punonjësit e ARRSH-së, dhe kompania kontraktore kanë qenë në terren dhe kanë punuar intensitivisht me qëllim hapjen e këtij aksi, i cili është dhe nyja kryesore që lidh kryeqytetin me qytetet dhe fshatrat në juglindje të vendit.

Ky segment rrugor ka qenë prej 11 ditësh i bllokuar. Si pasojë e erozionit dhe rrëshqitjeve të dheut, asfalti u ça dhe pati probleme dhe në aksin alternativ që ARRSH  do të hapte ditë më parë. Si rrjedhojë, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës u realizua përmes aksit Maliq-Moglicë-Gramsh, një segment me infrastrukturë të amortizuar që përshkohej me vështirësi dhe rriste kohëzgjatjen e udhëtimit me rreth një orë.

Po ndodh...

ide