Politika s’plaket kurrë: Spektakli 35-vjeçar i Berishës dhe Ramës

8 Dhjetor 2025, 13:34 / POLITIKË NGA POLI HOXHA

Politika s’plaket kurrë: Spektakli 35-vjeçar i Berishës

Gazetari Poli Hoxha ka sjellë një analizë të mprehtë për ngjarjet e sotme në Qytetin Studenti, duke rikthyer vëmendjen tek ajo që ndodhi fiks 35 vite më parë, në dhjetorin historik të vitit 1990.

Politika s’plaket kurrë: Spektakli 35-vjeçar i Berishës

Hoxha shkruan se në atë kohë, Sali Berisha “mbiu” mes studentëve të ngritur për demokraci dhe mbajti një fjalim ku fillimisht falënderoi Ramiz Alinë – gjë që u prit me fishkëllima – dhe më pas premtoi “Shqipërinë si gjithë Europa”.

Politika s’plaket kurrë: Spektakli 35-vjeçar i Berishës

Në atë periudhë, thekson gazetari, Berisha ishte në moshën e baballarëve të studentëve të Dhjetorit.

Shkrimi i plotë:

Sot, pas tri dekadash e gjysmë, Berisha u rikthye në të njëjtin vend, me sloganin “Lëvizja e pandërprerë e Dhjetorit”, i rrethuar jo nga studentët e dikurshëm, por nga të rinj që janë sot moshatarë me fëmijët e atyre që protestuan në 1990.

Hoxha vëren se nga studentët e Dhjetorit asnjë nuk është sot në udhëheqjen e Partisë Demokratike – ndërsa Berisha është i vetmi që ka mbetur si “legjenda” e pandërprerë e asaj kohe.

Ai nënvizon se Berisha përdori sërish frazën që u tha studentëve para 35 vitesh:
“E ardhmja është e jona, tani është radha jonë.”
Ndërsa sot, sipas shkrimit, këtë të njëjtin mesazh ia adresoi brezit të fëmijëve dhe nipërve të tyre.

Gazetari kujton se edhe Edi Rama ishte po aty në dhjetor të vitit 1990 dhe ju mbajti fjalim studentëve. Por sot, sipas Hoxhës, ai u dërgon një mesazh tërësisht tjetër të rinjve:
“E tashmja dhe e ardhmja është e jona deri në 2030… aplikoni për hajdutë të rinj në vendet që lë bosh SPAK.”

Në përfundim të shkrimit të tij, Poli Hoxha thekson me ironi se Shqipëria ka kaluar 35 vite, por fytyrat politike dhe premtimet kanë mbetur të njëjta, duke shtuar:
“Jemi mirë… ç’a janë edhe 35 vite të tjera me ata që na premtuan ‘Shqipërinë si gjithë Europa’?”

Si sot 35 vite më parë, Sali Berisha, “mbiu” në Qytetin Studenti ku ju mbajti një fjalim studentëve që ishin ngritur për demokraci. Pasi falenderoi shokun Ramiz Alia, (U fishkëllye), premtoi “Shqipërinë si gjithë Europa”. Atëherë Berisha ishte në moshën e baballarëve të studentëve të Dhjetorit. Sot pas 35 viteve ai u shfaq sërish po në “vendin e krimit” me slloganin “Lëvizja e pandërprerë e Dhjetorit”, me të rinj që sot janë në moshën e fëmijve të ish-studentëve të Dhjetorit. Nga këta të fundit asnjë për be, nuk është në udhëheqjen e PD, por është aty lexhenda që vazhdon në mënyrë të pandërprerë ëndrën e tyre! “E ardhmja është e jona, tani është rradha jonë”, ju tha studentëve 35 vite më parë, “Është rradha jonë, e ardhmja është e jona”, u tha edhe fëmijëve dhe nipërve të tyre sot! Edhe Edi Rama ishte aty dhe ju mbajti fjalim studentëve 35 vite më parë, veçse ai sot u thotë “fëmijve” të tyre: E tashmja dhe e ardhmja është e jona deri në 2030, aplikoni për hajdut të rinj në vendet që lë bosh SPAK! Jemi mirë, ç’a janë edhe 35 vite të tjera me ata që na mbanin fjalime për “Shqipërinë si gjithë Europa”, para 35 vitesh?!

Po ndodh...

ide