Teherani paralajmëron direkt Bashkimin Europian: Rrëzimi i raketave tona nga Europa akt lufte

Situata merr një dimension edhe më alarmant pas deklaratës së ashpër të Ministrisë së Jashtme iraniane, e cila paralajmëroi vendet evropiane të mos përfshihen në fushatën ushtarake SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike.
Zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei, theksoi se çdo përfshirje e vendeve evropiane do të konsiderohej si “akt lufte”.
“Çdo akt i tillë kundër Iranit do të konsiderohej si bashkëpunim me agresorët. Do të konsiderohej si një akt lufte kundër Iranit,” deklaroi ai para gazetarëve.
Paralajmërimi vjen pasi Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse proporcionale për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të qëlluar raketa dhe dronë në burimin e tyre”, në rast se kërcënimet ndaj rajonit vazhdojnë.
Këto zhvillime rrisin ndjeshëm rrezikun e një përshkallëzimi të drejtpërdrejtë midis Iranit dhe vendeve të Bashkimi Europian, duke shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të paparashikueshme për sigurinë globale.
Ndërkohë që nga ana tjetër Forcat e Mbrotjes Izraelite kanë njoftuar ditën e sotëm se kanë goditur Zyrën Presidenciale në Teheran.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ushtria izraelite bëri të ditur se mbi objektiv është hedhur “një numër i madh municionesh”, duke theksuar më tej se është qëlluar edhe një bazë ushtarake dhe “infrastrukturë tjetër e rëndësishme e regjimit”.
Më herët, ushtria izraelite bëri me dije se kishte sulmuar një “komandant të lartë të regjimit terrorist iranian në Teheran”, duke shtuar se detaje të tjera do të publikohen në vijim. Deri më tani nuk janë dhënë informacione të plota mbi identitetin e objektivit apo pasojat e drejtpërdrejta të këtij operacioni.
Bilanci tragjik i viktimave rritet në 787
Ndërkohë, situata humanitare në Iran po përkeqësohet. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke cituar të dhëna nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, njoftoi se numri i të vdekurve ka arritur në 787 persona si pasojë e bombardimeve.
Vetëm një ditë më parë, Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportoi 555 viktima në të gjithë vendin që nga fillimi i sulmeve izraelito-amerikane. Rritja e shpejtë e numrit të viktimave tregon intensitetin e lartë të ofensivës dhe përshkallëzimin e konfliktit.
Sipas raportimeve, sulmet e përbashkëta të SHBA dhe Izraelit kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona strategjike të Iranit, duke rritur ndjeshëm numrin e viktimave.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128