Rritja e çmimeve të hidrokarbureve në bursa, Konfindustria propozon masa për rezervën dhe lehtësi fiskale

Tregjet e naftës kanë pësuar një tronditje, pasi sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit (që prej 28 shkurtit) kanë sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve.
Në Shqipëri, kompanitë paralajmëruan dje rrotje të menjëhershme të çmimit, ndaj Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve.
Sipas tyre duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.
Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve.
Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.
Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.
Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisi një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.
Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128