Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj.
Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat.
“Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël?
Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre,” u shpreh ai.
Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët, përcjell A2 CNN.
“Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po mbështes opozitën. Por protesta nuk kishte asnjë mesazh; në qendër ishin fishekzjarrët dhe molotovët.
Nëse do të ketë përplasje, ajo duhet të bëhet me më të madhin, me kryeministrin, pra përpara Kryeministrisë,” tha Salianji.
Ai theksoi se përdorimi i molotovëve demotivon një pjesë të qytetarëve dhe e bën PD-në më pak atraktive.
“Hedhja e molotovëve i shkon në favor Edi Rama. Ajo zhvendos vëmendjen dhe krijon përshtypjen se problemi janë molotovët dhe jo skandalet e qeverisë,” përfundoi ai.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
