Bie treguesi i besimit të bizneseve në shkurt

3 Mars 2026, 16:08 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Bie treguesi i besimit të bizneseve në shkurt

Treguesi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve ka shënuar rënie në muajin shkurt

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u ul me 2.5 pikë krahasuar me janarin, por mbetet 7.6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia u ndikua kryesisht nga tkurrja e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, ndërsa industria shënoi përmirësim dhe besimi konsumator mbeti pothuajse i pandryshuar.

Në ndërtim, treguesi ra me 6.5 pikë përqindje, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për aktivitetin dhe porositë aktuale, ndonëse niveli mbetet 12 pikë mbi mesataren historike.
Edhe në shërbime u regjistrua rënie prej 1.9 pikësh, për shkak të dobësimit të aktivitetit dhe kërkesës.

Tregtia shënoi tkurrje me 3.6 pikë përqindje, e ndikuar kryesisht nga pritjet më pak optimiste për punësimin, por treguesi vijon të qëndrojë rreth 10 pikë mbi mesataren historike.

Në të kundërt, besimi në industri u rrit me 1.5 pikë përqindje, falë vlerësimeve më pozitive për kontratat, përfshirë ato për eksport, si dhe pritjeve në rritje për prodhimin dhe punësimin.

Ndërkohë, treguesi i besimit konsumator mbeti pranë nivelit të janarit, rreth 1.1 pikë mbi mesataren historike. Konsumatorët ulën pritjet për gjendjen e tyre financiare, por rritën ato për situatën ekonomike në të ardhmen, ndërsa pritjet për çmimet dhe punësimin u rishikuan në rënie.

Po ndodh...

ide