Donald Trump: Tarifat për Kinën do të rriten në 50% duke filluar nga e mërkura

7 Prill 2025, 19:04 / BOTA ALFA PRESS

Donald Trump: Tarifat për Kinën do të rriten në 50% duke

Donald Trump ka shpallur një përshkallëzim të ri të tarifave doganore kundër Kinës, pasi Pekini ka vendosur tarifa të barabarta prej 34% si kundërpërgjigje ndaj atyre të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se nëse Pekini nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj Amerikës deri nesër, atëherë duke filluar nga data 9 prill SHBA-ja do të rrisë në 50% tarifat ndaj Kinës.

“Pavarësisht paralajmërimit tim se çdo vend që hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara duke vendosur tarifa shtesë, do të përballet menjëherë me tarifa të reja ndjeshëm më të larta, përveç atyre fillestare”.

“Nëse deri nesër, më 8 prill 2025, Kina nuk tërheq rritjen e saj prej 34% ndaj abuzimeve tregtare që kanë qenë prej kohësh në fuqi, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Kinës tarifa shtesë prej 50%, duke filluar nga 9 prilli. Për më tepër, të gjitha bisedimet me Kinën që lidhen me takimet e kërkuara prej tyre me ne do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera që kanë kërkuar takim do të nisin menjëherë.” – shkruan ai në rrjetin social Truth.

 

Po ndodh...