Dorian Duçka i pranishëm në Konferencën e Mynihut, ministri grek i Mbrojtjes e ekspozon në foto
16 Shkurt 2024, 15:59 / BOTA

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto në profilin e tij në platformën “X” (Twitter), gjatë takimeve që ka patur në Konferencën e Mynihut.
Në sfondin e takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së duket dhe një detaj interesant, shfaqet Dorian Duçka pak më tej.
Duçka, një ish-këshilltar i Edi Ramës u lakua në çështjen Mcgonigal, ndërsa së bashku me Hillary Clinton dhe fondacionin e saj, ai ka lozur rol aktiv në organizimin e pritjes së afganëve në vitin 2021.
MCN raporton se Duçka ka mbajtur dhe kanale komunikimi me qeverinë greke dhe gjeorgjiane për afganët dhe në disa raste ka ndërmjetësuar mes palëve për çështjen Beleri.

Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
