“E di kush është kumbari i tij!” Kryeministri i Hungarisë bën “armikun” e parë në rajon, Aleksandër Vuçiç i kthehet pas akuzave për Putinin

14 Prill 2026, 14:03 / BOTA ALFA PRESS

“E di kush është kumbari i tij!” Kryeministri i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë, Peter Magyar, duke i cilësuar si “budallallëqe” komentet e tij mbi rolin e Vladimir Putin në marrëdhëniet mes liderëve të rajonit.

Përplasja mes palëve erdhi vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ku Partia Tisza e Magyarit fitoi bindshëm, duke i dhënë fund 16 viteve qeverisje të Viktor Orban.

Në një konferencë për shtyp, Magyar tha se ekziston një ndikim i fshehtë që lidh politikisht Viktor Orban, kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico dhe Aleksandër Vuçiçin, duke lënë të kuptohet se pas këtyre marrëdhënieve qëndron një figurë e fuqishme ndërkombëtare.

“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe gjithashtu e di se çfarë lloj ngatërrese ekziston midis qeverisë së Orban dhe Serbisë së udhëhequr nga Vuçiç, si dhe midis Robert Fico të Sllovakisë dhe Viktor Orban”, tha Magyar në një konferencë ndërkombëtare për shtyp të hënën.

"Gjithashtu e di përafërsisht se kush fshihet pas kësaj, kush është kumbari pas këtyre miqësive të mëdha", shtoi ai.

Vuçiç i hodhi poshtë këto deklarata në një intervistë për mediat shtetërore serbe, duke e sfiduar publikisht Magyarin të japë prova dhe duke i cilësuar akuzat si të pabazuara.

Presidenti serb tha se aludimet për përfshirjen e Vladimir Putinit janë të papërgjegjshme dhe të dëmshme për marrëdhëniet rajonale, por theksoi se Serbia mbetet e hapur për bashkëpunim me Hungarinë.

Tensioni u rrit edhe pas deklaratave të Magyarit për një incident pranë tubacionit të gazit TurkStream në Serbi, ku u gjetën eksplozivë, duke kërkuar hetim të plotë dhe transparencë.

Pavarësisht përplasjeve verbale, të dy liderët kanë shprehur dëshirë për të ruajtur marrëdhënie të mira dypalëshe mes Beogradit dhe Budapestit.

 

Po ndodh...

ide