Sulmi me 16 të plagosur në Turqi, autori e kishte paralajmëruar aktin, ja çfarë shkroi në rrjetet sociale

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sulmin e armatosur të regjistruar paraditen e kësaj të marte në Turqi. Autori i sulmit është identifikuar si Omer Ket. Sipas raportimeve ai ishte një ish-nxënës i shkollës ku u krye sulmi teksa la pas 16 të plagosur.
Ket mësohet se kishte postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram para sulmit, ku shkruhej: “Përgatituni, do të ketë një sulm në këtë shkollë brenda pak ditësh, përgatituni”.
Pas aktit të rëndë, autori i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme në Siverek, Sanl?urfa. Nxënës dhe mësues u plagosën në sulm, dhe një numër i madh personeli mjekësor dhe policor i operacioneve speciale u dërguan në zonë.
Një dëshmitar deklaroi se sulmuesi, i përshkruar si 18-19 vjeç, fillimisht hapi zjarr në oborrin e shkollës përpara se të hynte në shkollë dhe të vazhdonte të qëllonte.
“Ai ishte 17 ose 18 vjeç. Sapo hyri nga dera e përparme, nxori armën e tij me tytë të gjatë. Filloi të qëllonte majtas e djathtas dhe drejt shkollës. Pastaj hyri brenda në shkollë dhe filloi të qëllonte. I dëgjova nxënësit duke bërtitur ndërsa ai qëllonte mbi këdo që haste. Pastaj mbërriti policia”, tha ai.
Një deklaratë nga Ministria e Brendshme tha se mes të plagosurve janë 10 nxënës, 4 mësues, 1 oficer policie dhe 1 punonjës mense.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
