
Sulmet Izrael-Iran, shpërthim në banesën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv! Ministria e Jashtme jep detaje

20 Qershor 2025, 00:09 / BOTA
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e sotme në banesën e ambasadorit të Norvegjisë në Tel Aviv, në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministria e Jashtme e Norvegjisë, përmes një deklarate zyrtare për mediat.
“Sot jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën norvegjeze në Tel Aviv. Deri në këto momente asnjë anëtar i stafit diplomatik nuk është lënduar”, thuhet në njoftim.
Autoritetet norvegjeze nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi natyrën apo shkaqet e shpërthimit, të cilat mbeten ende të paqarta, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
Nga Namir Lapardhaja
ide


Analizë gjaku PD-së
Nga Edison Ypi

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128