Aksion i madh në Tiranë! SPAK godet trafikantët e drogës, prokurori Alfred Shehu firmos 10 urdhër-arreste
15 Prill 2026, 09:25 / AKTUALITET

Një aksion i gjerë është ndërmarrë gjatë orëve të fundit ku një organizatë kriminale është goditur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni deri më tani janë lëshuar 10 urdhër-arreste.
Sipas të njëjtave informacione mësohet se në krye të këtij operacioni qëndron prokurori Alfred Shehu i cili prej kohësh kishte vendosur në rreth të kuq këtë organizatë kriminale e cila aktivitetin e kishte shtrirë në trafikun e drogës.
Në një kohë kur informacionet lidhur me këtë aksion të orëve të fundit janë të “cunguara”, mësohet se deri më tani janë arrestuar disa persona.
Për më shumë detaje pritet një reagim i mëvonshëm!
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128