Përplasja për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Lushnje, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

15 Prill 2026, 10:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Lushnje,

Deputeti Erion Braçe, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në GJKKO, në lidhje me procesin gjyqsor me biznesmenin Anduel Çekrezi, sa i përket padisë për “shpifje”.

Palët nuk ranë dakord për pajtim në seancën e fundit duke vijuar seancat gjyqësore edhe këtë të mërkurë.

Kujtojmë se biznesmeni Anduel Çekrezi ka bërë një kallëzim ndaj deputetit socialist në kuadër të një konflikti të gjatë pronësie në zonën e Imshtës në Lushnje. Çështja ka të bëjë me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Mësohet se konflikti mes palëve e ka zanafillën prej disa vitesh, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet publike dhe replikat në rrjete sociale. Nga njëra anë, biznesmeni ka paraqitur dokumentacionin përkatës të pronësisë, duke pretenduar se toka është blerë në mënyrë të rregullt. Nga ana tjetër, deputeti Braçe këmbëngul se bëhet fjalë për tokë publike, madje duke pretenduar se është privatizuar edhe një pjesë e lumit.

Burimet bëjnë me dije se përplasja mes palëve tashmë ka marrë rrugën ligjore dhe pritet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.

E gjithë situata u rikthye në vëmendje pas denoncimeve publike të deputetit, i cili pretendon se toka pranë lumit Seman, e përdorur tradicionalisht nga banorët, po merret në mënyrë të paligjshme për interesa private. Në anën tjetër, biznesmeni kundërshton këto pretendime dhe i është drejtuar drejtësisë për të sqaruar ligjshmërinë e pronësisë.

Po ndodh...

ide