Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, të dyshuarit dalin para gjykatës

15 Prill 2026, 10:20 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, të

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Banjska”, ku tre të akuzuarit janë sjellë përballë trupit gjykues për vazhdimin e procesit.

Të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po përballen me akuza që lidhen me përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska, në komunën e Zveçan.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të paraqesë fjalën përfundimtare. Teksa prokurori special Naim Abazi mban fjalën e tij, shfaqen edhe provat në këtë rast. “Është një tablo sepse këtu s’kemi të bëjmë me një incident të izoluar por me një veprim kriminal me qellim terrorist“, u shpreh prokurori.

Rasti “Banjska” lidhet me një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në Kosovë në vitet e fundit. Gjatë sulmit ndaj Policia e Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

 

Po ndodh...

ide