Franca njeh shtetin e Palestinës, vjen reagimi i parë i Donald Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndës, asgjë s’do ndryshojë

25 Korrik 2025, 18:21 / BOTA ALFA PRESS
Franca njeh shtetin e Palestinës, vjen reagimi i parë i Donald Trump:

Ptesidenti i SHBA, Donald Trumo", ka reaguar ashpër pasi presidenti francez, Emanuel Makron, deklaroi se Franca do ta njoh shtetin e Palestinës. Ai tha se çfarë thotë presidenti francez nuk ka asnjë rëndësi. Komentet e Trump u bënë gjatë një interviste, ku ai nuk i kurseu ironitë ndaj homologut francez.

“Emmanuel është në rregull, është një lojtar ekipi. Por ja lajmi i mirë: ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh Trump, duke minimizuar ndikimin e Francës në çështjen izraelito-palestineze dhe në politikën globale në përgjithësi.

Deklarata e Macron, e cila shprehu përkushtimin e Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur, ka nxitur reagime të përziera në mbarë botën.

Ndërsa disa vende evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia tashmë kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, Franca është pozicionuar në një linjë më diplomatike, duke sinjalizuar vullnetin politik por pa përcaktuar një afat të qartë.

Po ndodh...